Presidenti i zgjedhur Joe Biden, thotë se amerikanët nuk do të jenë të detyruar të vaksinohen kundër coronavirusit, kur vaksina të jetë e disponueshme në ShBA.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të premten vendi regjistroi më shumë se 2,500 viktima si pasojë e COVID-19 si dhe afro 225 mijë raste të reja.
Deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA vlerësohet të jetë rritur në 14.3 milionë. Ndërkohë, rreth 278 mijë njerëz ndërruan jetë që nga shpërthimi i pandemisë.
Duke folur në Wilmington, Delaware, presidenti i zgjedhur amerikan, tha se nuk do të ishte e nevojshme që vaksina e coronavirusit të bëhej e detyrueshme.
“Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë si President, për të inkurajuar njerëzit të bëjnë gjënë e duhur”, u shpreh Biden.