Biden udhëheq ndaj Trumpit për 12 pikë

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Lideri demokrat Joe Biden udhëheq ndaj Donald Trump, presidentit aktual të SHBA-së, për 12 pikë, sipas anketës së “Reuters/Ipsos”.

Anketa e bërë mes 3 dhe 8 shtatorit tregon se 52 për qind e atyre që pritet të votojnë do të përcaktohen për Bidenin, ndërsa 40 për qind do të përcaktohen për Trumpin.

Tre për qind kanë thënë es do të votojnë për një kandidat tjerë dhe vetëm 5 për qind kanë mbetur ende të pavendosur për kë do të votojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 3 nëntor.

Burime pranë “Reutersit” kanë raportuar sot se hakerët e mbështetur nga shteti rus janë duke shënjestruar kompaninë e caktuar për fushatën zgjedhore të Bidenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme