Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, vijon ta kompletojë ekipin e tij. CNN raporton se ai do ta nominojë William Burns si drejtor për Agjencinë Qëndrore të Inteligjencës.
“Populli amerikan do ta bëjë gjumin e qetë me të si drejtorin e ardhshëm të CIA-s”, thotë Biden në një deklaratë.
Burns është një diplomat veteran i respektuar, i cili ka shërbyer në pozicione të ndryshme përreth botës në administratat Reagan dhe Obama.
Nëse konfirmohet, 64-vjeçari, do të bëhet lideri i parë i CIA-s në histori, eksperienca e të cilit vjen kryesisht nga Departamenti i Shtetit. Me këtë zgjedhje, Biden tenton që të rikthejë besimin tek Agjencia Qëndrore e Inteligjencës pasi pretendon se ky institucion është dëmtuar gjatë periudhës Trump.