Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka lëshuar një deklaratë publike, duke falënderuar popullin amerikan për mbështetjen.
“Jam i nderuar dhe i përulur për besimin që populli amerikan ka treguar tek unë dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur Harris”, ka thënë Biden. “Para përballjes me pengesa të paprecedentë, u regjistruan vota rekorde. U dëshmua edhe një herë, që demokracia rrah thellë në zemrat e Amerikës”.
“Tani që fushata ka marrë fund, është koha të lëmë anash inatet dhe retorikën e ashpër prapa nesh e të bashkohemi si komb. Është koha që Amerika të bashkohet. Dhe të shërohet. Jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. S’ka asgjë që na ndal, nëse jemi të bashkuar”, ka vazhduar ai.