Presidenti amerikan Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin kombëtar të emergjencës i cili jepte mundësinë e financimit të murit kufitar me Meksikën, të ish-presidentit Donald Trump.
Në një letër dërguar sot Kongresit, Bideni ka shkruar se urdhri ishte “i pajustifikuar” duke thënë se asnjë dollarë nga taksat e taksapaguesve amerikanë nuk do të shpenzohet më në mure, shkruan BBC.
Ish-presidenti Trump kishte paralajmëruar gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin jugor të SHBA-së në vitin 2019 gjë që i mundësoi atij të përdorte fondet e ushtrisë për ndërtimin e murit.
Kur Trumpi e ka përfunduar mandatin e tij si president, tashmë ishin shpenzuar 25 miliardë dollarë për këtë projekt.
Ndërtimi i murit kufitar me Meksikën ishte zotimi kryesor i Donald Trump në fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.