Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet që të kërkojë nga Kina që të mos e furnizojë Rusinë me armë ushtarake.
Këtë pritet ta bëjë i pari i Amerikës gjatë një telefonate me liderin kinez, Xi Jinping.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kritikuar Pekinin që nuk e ka denoncuar invazionin rus në Ukrainë.
Madje, Bideni të enjten e quajti Vladimir Putinin “bandit të pastër” dhe “diktator vrastar” i cili po e bënte një “luftë të pamoralshme” kundër popullit të Ukrainës.