Bie aksidentalisht nga kati i gjashtë, vdes punëtori nga Turqia

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 10:00 | Nga

Një person, shtetas i Turqisë ka humbur jetën aksidentalisht në Gjilan. Ai ishte punëtor i kualifikuar për montimin e ashensorëve dhe gjatë përcjelljes së punëve ka renë nga një objekt gjashtë katesh që është në ndërtim e sipërm.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës në Gjilan:

Policia e Kosovës Stacioni Policor në Gjilan me 29 maj 2017, rreth Orës  11:10 është njoftuar nga Spitali Rajonale se një person është sjellë aty me lëndime të rënda trupore pa shenja jete. Policia e Kosovës  njësitet reaguese me të arritur në emergjencë kanë kuptuar se viktima Sh. A. (1970) shtetas i Turqisë, ishte punëtor i kualifikuar për montim e ashensorëve dhe udhëheqës kryesor i punëve,  gjatë përcjelljes së punëve ai kishte ra nga një objekt  ndërtimor që është në ndërtim e sipërm  derisa kishte qen duke rregulluar ashensorin e ndërtesës.

Hetimet regjionale  së bashku njësitet e Krim-Teknikës dhe me prokurorin e shtetit kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kane bërë procesimin e vendit të ngjarjes.

Nga intervista me dëshmitarë (punëtor që kanë qenë bashkë me tani të ndjerin në momentin kritik) është kuptuar se i ndjeri aksidentalisht nga kati i gjashtë ku kishte qenë në shkallë metalike lëvizëse ishte rrëzuar dhe kishte rënë në tokë. Pas kësaj situate nga punëtoret tjerë të atij objekti ishte dërguar në Qendrën Emergjente Spitalore në Gjilan , mirëpo nga mjekët e qendrës emergjente  ishte konfirmuar vdekja e tij.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, trupi i pajetë  është  dërguar në IML-ë në Prishtinë për kryerjen të Autopsisë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti është inicuar dhe klasifikuar” Vdekje e dyshuar”, në bashkëveprim me prokurorinë rasti  është në procedurë hetimore nga njësitet e hetimeve rajonale të  Policisë së Kosovës Drejtoria Rajonale e policisë Gjilan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme