Indeksi PMI në sektorin e prodhimit në Eurozonë ka shënuar rënie çdo muaj, duke arritur nivelin më të ulët në shtator që nga muaji tetor i vitit 2012.
Sipas IHS Markit, përcjell Telegrafi, indeksi shënoi rënie në 45.7 nga 47 sa ishte muajin e kaluar.
“Kushtet e punës në ekonominë prodhuese të Eurozonës u përkeqësuan në muajin shtator në shkallën më lartë në vetëm më pak se shtatë vite”, thotë kompania.
PMI e Eurozonës është publikuar me indeksin në 50 pikë, pa pësuar ndryshime në tetë muajt e fundit rresht.
Në muajin shtator, të tre grupet e tregut, investimet, mallrat e ndërmjetme dhe të konsumit, përjetuan përkeqësime të kushteve të punës.
Kushtet e përkeqësuara të punës në Gjermani, me PMI-në përkatëse që arriti nivelin e saj më të ulët që nga qershori i vitit 2009, çoi në rënie në Eurozonë.
Gjithashtu Austria, Spanja, Italia dhe Irlanda kanë shënuar PMI të nivelit në 50 pikë.
“Ndërkohë, Franca me vështirësi shënoi një rritje ndërsa Holanda shënoi një rritje modeste. Greqia doli me performacat më të mira nga të gjitha vendet, me gjithë shkallën e rritjes së ulët të tre-mujorit”, thuhet në raport.
Më tej thuhet se besimi në rajon ishte ndikuar negativisht nga BREXIT-i dhe lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës.