Sëmundjet në Kosovë diagnostikohen me aparatura të prodhuara para 30 vjetëve

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 09:29 | Nga

Aparatura deri në 30 vjet të vjetra, të cilat do të duhej të dilnin jashtë përdorimit, përdoren në spitalet e Kosovës për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme.

Sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), aparaturat të cilat janë më të vjetra se shtatë vjet duhet të dalin jashtë përdorimit.

Anëtari i Bordit të SHSKUK-së, Shemsi Veseli ka thënë për gazetën “Zëri” se shëndetësia ka nevojë për aparatura të reja, të cilat do të shërbenin për diagnostifikimin e sëmundjeve të ndryshme.

Derisa nevojat për pajisje mjekësore sipas Veselit kapin vlerën e afro 50 milionë eurove.

Zyrtarë për informim në QKUK kanë treguar se në total janë mbi tre milionë euro për pajisje për tërë SHSKUK-në.

Në anën tjetër, për mungesën e aparaturave ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka deklaruar se janë duke blerë pajisje në mënyrë që të përmirësohet gjendja e shëndetësisë në vend.

Për më shumë, që një gjë e tillë të ndodhë anëtarë të Komisionit për Shëndetësi thonë se janë duke bërë presione që shërbimet të funksionalizohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme