Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se në vitin 2020 ka pasur më pak lindje sesa në vitin 2019.
Kjo është bërë e ditur në raportin e publikuar për treguesit makroekonomikë dhe socialë.
“Sipas statistikave vitale, të dhënat për periudhën 9 mujore 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë 2019 janë: numri i lindjeve kishte rënie për (-23.2%); numri i vdekjeve pati rritje për 9.5%; kurorëzimet patën rënie për (-31.4%); dhe shkurorëzimet patën rënie për (-73.6%)”, thuhet në raportin e publikuar nga ASK.
Vlen të përmendet se numri i vdekjeve në vitin 2020 ishte më i lartë për shkak të pandemisë COVID-19, ku deri tani si pasojë e këtij virusi në Kosovë kanë humbur jetën ka arritur në 1 mijë e 351.