17 mënyra si ta organizoni jetën më mirë

Prishtinë | 14 Pri 2023 | 22:30 | Nga Ekonomia Online

Diçka që ndihmon në kursimin e energjive është të jesh i/e organizuar.

Këto janë 17 mënyra si ta bëni këtë:

1. Shikoni inbox-in e e-mailit dhe postën e mbërritur në “junk”.

2. Pastroni sirtarët e tryezës suaj. Vendosni brenda vetëm gjërat esenciale, të tjerat – në kosh.

3.Vendosini produktet e udhëtimit në një kuti në vend që t’i përhapni kudo nëpër tualet.

4. Shpenzoni kohë duke organizuar dollapët që kanë çarçafë dhe dhuroni gjithçka që nuk është në set, ose gjëra si peshqirët e vjetruar.

5. Mbani disa qese me disa përdorime për të bërë pazar.

6. Ndërsa shikoni televizor, merrni kompjuterin dhe shikoni dokumentet e vjetër, fotot, etj. Bëni të njëjtën gjë me telefonin. Fshini gjërat që nuk iu duhen më!

7. Hapni frigoriferin. Nëse nuk e hani, por është ende e freskët atëherë jepjani dikujt që e shikon. Hidhni çdo gjë që ka kaluar datën e skadencës.

8. Blini në mënyrë periodike, në varësi të herëve që iu duhen, gjëra për shtëpinë. Mund të bëni të njëjtën gjë me produktet e bukurisë.

9. Pastroni poshtë krevatit tuaj.

10. Çdo të diel shkruani një listë ushqimesh dhe plan vakti. Blini një herë në javë gjërat që do t’iu duhen për të përgatitur vaktet e javës.

11. Pastroni sirtarin e çorapeve dhe të reçipetave. Të gjitha ato që kanë të grisura, janë të pista ose që ju nuk i vishni kurrë, duhet t’i hidhni.

12. A ju duhen vërtetë 900 stilolapsa? Zgjidhni të preferuarat.

13. Shikoni në raftin e medikamenteve, ju garantojmë se ka ilaçe të skaduara.

14. Bëni një dosje për taksat e vitit të kaluar dhe mblidhni çdo dokument të nevojshëm.

15. Shikoni kalendarin tuaj dhe planifikoni takimet e shëndetit. Bëni të njëjtën gjë për prerjen e flokëve dhe çdo gjë tjetër që lidhet me mirëmbajtjen personale.

16. Zgjidhni një rutinë të kujdesit të lëkurës që funksionon për ju dhe mbani vetëm ato produkte.

17. Hyni më mediat tuaja sociale dhe bëni “unfollow” ato profile që nuk i pëlqeni. Mos shpenzoni kohë dhe energji me to.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme