Ka rënë dukshëm numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim nga Sars-Cov-2, në kuadër të klinikave Covid të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme.
Kështu thuhet raportin e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Nga raportimet përmbledhura të datës 12 maj 2021, në tërë ShSKUK-në, janë duke u trajtuar 361 pacientë nga Coronavirusi.
255 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 272 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 160 pacientë
12 prej tyre në gjendje të rënduar
109 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
129 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 70 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë.