Bie në 453 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Prishtina vazhdon të prijë në listën e qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se numri i rasteve aktive në kryeqytet ka rënë në 453.

Pas Prishtinës, qytetet me më shumë raste aktive janë Gjilani me gjithsej 165 dhe Ferizaj me 157.

Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 81 raste të reja pozitive me COVID-19. Nga ky numër i regjistruar së fundmi, 21 janë shënuar vetëm në Prishtinë.

Të ngjashme