Policia e Kosovës ka arrestuar një person pas incidentit që ndodhi një ditë më parë në Prishtinë, ku një person humbi jetën shkaku i lëndimeve të marra në vendin e punës.
“Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që i njëjti gjersa ishte duke punuar në një objekt, ka rënë nga një lartësi rreth 11 metra. Gjatë tretmanit mjekësor viktima ka ndërruar jetë në QKUK,” sqaron policia, shkruan EkonomiaOnline.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.