Bie nga ballkoni, vdes ambasadorja italiane

Prishtinë | 20 Shk 2022 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja italiane në Australi, Francesca Tardioli (57) ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga një ballkoni në Foligna, vendlindja e saj ku shkoi për pushime. Sipas të dhënave të para, ambasadorja ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë mbi gardhin e tarracës, raporton CDS.

Policia e cila ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje ka bërë të ditur vetëm vdekjen. Tardioli mban postin e ambasadores italiane në Australi që nga viti 2019.

Ajo ka punuar më parë në ambasadat dhe konsullatat italiane në Shqipëri, Arabinë Saudite dhe Libi, në NATO dhe Ministrinë e Jashtme italiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme