Bie nga lartësia e pallatit në ndërtim, ndërron jetë në vend punëtori në Tiranë

Prishtinë | 27 Gus 2024 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Një 58-vjeçar është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha” në Tiranë.

58 vjeçari është rrëzuar aksidentalisht duke punuar dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas informacioneve, viktima ishte punëtor tek firma Inerti shpk. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme