Që nga pas lufta shumë punëtorë kanë vdekur në vendet e tyre të punës, por këtë vit ka një ndryshim pozitiv.
“Këtë vit trendi është më pozitiv. Ka rënie me 50 % të numrit të aksidenteve në punë”, tha Valon Leci U.D Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.
Sipas tij, në uljen e aksidenteve kanë ndikuar veprimet ligjore, por edhe fushatat vetëdijësuese.
Ai tha se instucionet e Kosovës do të jenë aktiv që të rritet sa më shumë siguria në punë.