Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka monitoruar procesin e intervistimit të kandidatëve për specializime të konkursit të fundit të shpallur nga Bordi për Shkollim Specialistik, raporton Ekonomia Online.
Zemaj ka shtuar se në 24 orët e fundit ka rënie të madhe të të infektuarve me Coronavirus.
Sipas tij, njëherë do të bëhet rishikimi i gjendjes pastaj të shikohet mundësia për lehtësimin e masave, duke porositur se nuk duhet që të “lirohemi”.
“Jemi në vlerësim të situatës ju lutem që të na mirëkuptoni, sot kemi numrin më të madh të rënies së rasteve, por nuk duhet të lirohemi”.
“Ajo çka po bëjmë do të dalim me rekomandime se si duhet të veprojmë”.
Zemaj ka thënë se janë ndarë vende për specializim për shqiptarët qe jetojnë në Luginën e Preshevës.
Por i pari i shëndetësisë iu premton vende për specializim edhe shqiptarëve që jetojnë në Malin e Zi, raporton EO.
“Interesimi im është që ta përcjellim pjesën e intervistimit dhe mbarëvajtjen e konkursit për shkollim specialistik”.
“Unë insistojë në një transparencë të plotë, e cila siguron edhe cilësi dhe siguri të plotë. Ne jemi zotuar se çdo mjekut do t’i sigurohet që të ketë specializim”.
“Ne kemi ndarë specializime edhe për vëllezërit dhe motrat tona në Luginën e Preshevës, po ashtu do të ndahet edhe për shqiptarët që jetojnë në Malin e Zi”.
“…kam vizituar IKShPK-në ka raporte zyrtare që dërgojnë laboratorët privat, raportojnë në mënyrë të rregullt”.