Italia ka raportuar të hënën për 602 njerëz të vdekur nga Coronavirusi.
Kjo shifër e çon në 6,078 numrin e viktimave në Itali, por, në të njëjtën kohë, tregon se numri i të vdekurve ka rënë për të dytën ditë me radhë.
Të dielën, autoritetet italiane kanë raportuar për 651 të vdekur.
Italia është vendi i goditur më së keqi në Evropë nga koronavirusi, me afro 70,000 njerëz të infektuar.
Javën e kaluar, ajo e ka kaluar Kinën – vendin e origjinës së koronavirusit – me numrin e viktimave.
Aktualisht, Kina ka 3,153 viktima.