Bie përsëri numri i rasteve të reja me Coronavirus në ShBA

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 24 362 raste të reja të Coronavirusit. Një ditë më parë u shënuan mbi 31 000 raste.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 6.3 milionë persona, shkruan “CNN”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 265 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 189 206.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 6.3 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme