Bie pjesëmarrja e Telekomit të Kosovës në tregun e telefonisë mobile

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 08:39 | Nga

Telekomi i Kosovës ka shënuar rënie në pjesëmarrjen në tregun e telefonisë mobile, krahasuar me shifrat e një viti më parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bazuar në të dhënat e fundit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për tremujorin e tretë të vitit 2017, përqindja e operatorit telefonik “Vala” në këtë treg ishte 55.8 për qind, përderisa në fillim të vitit 2017, kjo shifër ishte 60.4 për qind.

E gjithë kjo vjen për shkak të gjendjes së rënduar të kësaj ndërmarrjeje, e cila është duke punuar më humbje. Sipas raportit të vitit të kaluar, kjo ndërmarrje ka shënuar 6 milionë euro humbje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme