Shkalla e papunësisë ka rënë në nivelin më të ulët që nga gushti i vitit 2008 në 19 shtetet që përdorin euron, pasi kërkesa e brendshme po vazhdon të rritet, pavarësisht nga ngadalësimi i tregtisë globale.
Agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian tha të martën se papunësia ra në 7.6% në prill nga 7.7% në mars, ndërsa u shënuan 64000 njerëz më pak si të papunë.
Shifrat zyrtare gjithashtu treguan se inflacioni (rënia e fuqisë blerëse të monedhës së një vendi) në Eurozonë u zvogëlua në 1.2% në maj nga 1.7% në prill.
Sa i përket të dhënave të inflacionit, bëhet e ditur se Banka Qëndrore Evropiane ballafaqohet me sinjale të përziera. Inflacioni mbetet kokëfortësisht i ulët, pavarësisht nga një program stimulues prej 2.6 trilion euro që përfundoi vitin e kaluar.