Aksionet e Uber ranë në vlerë pasi kompania zbuloi shifrat zhgënjyese të fitimit.
Rritja e të ardhurave u ngadalësua përballë konkurrencës së rëndë, duke çuar kompaninë në humbjen më të madhe tremujore.
Uber dhe konkurrentët po shpenzojnë shuma të mëdha në zgjerim, por shefi i kompanisë Dara Khosrowshahi, tha se presionet konkurruese po lehtësohen. Kjo nuk ndaloi çmimin e aksionit të Uber që të binte me 13 për qind.
Rivali Lyft raportoi shifra që u mirëpritën nga Wall Street dhe pritej që edhe Uber të raportonte shifra pozitive.
Por humbja e Uber u zgjerua në 5.2 miliardë dollarë për tre muaj deri më 30 qershor, një humbje shumë e madhe krahasuar me 878 milionë dollarë të tremujorit të vitit të kaluar.
Shifrat pasqyruan 3.9 miliardë dollarë shpenzime kompensimi të bazuara në aksione.
Të ardhurat totale u rritën 14.4 për qind në 3.2 miliardë dollarë, por nuk arritën vlerësimet mesatare të analistëve prej 3.4 miliardë dollarë.
Kostot e Uber u rritën 147 për qind në 8.7 miliardë dollarë në tremujor, duke përfshirë një rritje të mprehtë të shpenzimeve për kërkime dhe zhvillim.