Rezervat e lirës turke ranë pasi vendimi i presidentit Recep Tayyip Erdogan për të zëvendësuar guvernatorin e Bankës Qendrore nxiti shqetësimin për kostot e huamarrjes që do të ulen më shpejt se sa pritej.
Vlera e monedhës kundrejt dollarit ka rënë më shumë se 3 për qind që është niveli më i ulët që nga muaji mars.
Timothy Ash, një analist në BlueBay Asset Management me seli në Londër, pret që bankat turke të shesin valutë të huaj.
Në anën tjetër, Indeksi kryesor i bursës së Stambollit ra në më shumë se një muaj.
Erdogan largoi nga detyra Murat Cetinkaya duke e zëvendësuar me Murat Uysal.
Pas nxjerrjes së vendimit, Erdogan u tha deputetëve të partisë së tij në pushtet se politikanët dhe burokratët duhet të marrin të gjithë bindjen se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion.
Ai gjithashtu kërcënoi pasojat për këdo që i kundërvihet politikave ekonomike të qeverisë.