Bien çmimet e banesave me qira në Zvicër

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Çmimet e banesave me qira në Zvicër shënuan rënie në muajin dhjetor me 0.6 për qind, në krahasim me muajin paraprak, siç është bërë e ditur nga të dhënat e publikuar nga “Swiss Real Estate” dhe nga ImmoScout24, përcjell albinfo.ch.

Në përgjithësi, normat e banesave me qira në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar rënie me një gjysmë për qind.

Megjithatë, zhvillimi tregoi dallime të theksuara në vende të ndryshme të Zvicrës. Banesat me qira u rriten me 0.7 për qind gjatë vitit të kaluar në zonën e Cyrihut, ndërsa rajoni Liqeni i Gjenevës (-1.4 për qind) dhe Ticino kanë (-1.3 për qind). Në Zvicër qendrore, nga ana tjetër, çmimet u rritën me 2.3 për qind.

Në të kundërtën, çmimet për shtëpitë familjare u rriten vitin e kaluar me 2.6 për qind dhe kjo, pavarësisht rënies së ndjeshme në dhjetor me 1.8 për qind. Për një metër katror të një shtëpie ishin të nevojshme rreth 6 155 franga zvicerane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme