Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi janë zënë nga skelet e një lokali i cili ishte duke u rregulluar në qendër të Gjilanit.
Sinjali mëson se të lënduarit ishin duke kaluar afër lokalit në të cilin kishte punime e ku më pas skelet kishin rënë mbi ta.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do të mbaj të informuar.