Të paktën 3,785 palestinezë janë vrarë dhe 12,493 janë plagosur si pasojë e bombardimeve izraelite të Gazës që nga 7 tetori, tha sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Nga numri i përgjithshëm i viktimave, 1,524 ishin fëmijë dhe 1,000 gra, sipas një konferencë për shtyp të zëdhënësit të ministrisë, Ashraf al-Kudra.
Sipas informacioneve, 44 punonjës shëndetësorë janë vrarë në Gaza, ndërsa katër spitale janë jashtë shërbimit, përfshirë 14 shërbime të kujdesit shëndetësor.
“Nuk ka rezerva ilaçesh në asnjë nga spitalet në Gaza,” tha ai, ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përshpejtojë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.