Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 12.448 raste nga 47.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 467 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.476.
IKSHPK në këtë kohë pandemie në mënyrë ilustrative dhe disa mbishkrime, tregoi se si do të nisë më 1 shtator mësimi dhe rregullat që duhet ndjekur si nxënësit ashtu edhe personeli.
Çdo nxënës thuhet se duhet të ketë maskë dhe ta mbajë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në shkollë.
Maska duhet të sigurohet nga vet nxënësi, por DKA/shkollat duhet të sigurojnë një fond rezervë për furnizimin me maska.
Prindërit duhet t’i informojnë fëmijët e tyre rreth bartjes së maskave dhe higjienës.
Personi që ka simptoma duhet të qëndrojë në shtëpi, pa marrë parasysh nëse është nxënës apo nga personeli i shkollës.
Duhet të respektohet edhe distanca prej 1.5 metra.