Ende pa i bërë dy vite të plota në krye të detyrës si kryeministër, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.
Deri këtë të premte, Haradinaj ishte i bindur se do të ishte i vetmi kryeministër që do ta çonte mandatin deri në fund, por ftesa e gjykatës speciale si i dyshuar ia prishi planifikimet.
Por, si erdhi Haradinaj në krye të qeverisë?
Ishte në Tiranë në ditën e fundit të paraqitjes së listave të zgjedhjeve në KQZ, dhe nga atje e mori një telefonatë nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli për të garuar bashkë e për të qenë ai i nominuari për kryeministër.
Por, PAN-i nuk mori votat e mjaftueshme për të bërë qeverinë vetëm me minoritetet.
Nga qershori e deri në shtator, Haradinaj nuk arriti ta merrte mandatin në Kuvend, meqë pavarësisht numrit të madh të partive në koalicion, ata nuk arrinin t’i bënin 61 votat e nevojshme.
Në skenë doli sërish Behxhet Pacolli i cili me pak deputet arriti të fitojë shumë, por që i mundësoj Ramush Haradinajt të ulej në karrigen e të parti të qeverisë.
Haradinaj do të mbahet në mend për kundërshtimin e fuqishëm që i bëri sa ishte në opzitë marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Vendimi i parë sapo mori mandatin, ishte shkarkimii i komisionit shtetëror për demarkacion në krye me Murat Mehën e emërimi i një komisioni tjetër në krye me Shpejtim Bulliqin.
Por, vetë si kryeministër Ramush Haradinaj vuri nënshkrimin në marrëveshjen e njejtë për demarkacion me disa modifikime, që asnjëherë nuk u bë realitet.
Shumë vendime të tjera të tij u bën shkak i përplasjeve me opozitën, dikur bashkëpunëtor të ngushtë edhe me gazlotsjellës për pengimin e marrëveshjes në nënshkruar nga Hashim Thaçi për demarkacionin me Malin e Zi.
Ndër vendimet e para që mori ishte t’ia rriste vetes pagën, nga 1300 në 2950 Euro. Me të edhe pagat e zv/kryeministrave, ministrave e këshilltarëve.
Qeveria e tij si asnjë tjetër pati 5 zv/kryeministra, 21 ministra e mbi 80 zv/ministra. Kjo qeveri shpiku edhe poste të koordinatorëve, e të nënkooridnatorëve.
Ka shpërndarë parash për kategori të ndryshme,. duke marrë kritika të forta.
Lista Serbe është larguar nga Qeveria, dhe ky ka shkarkuar së paku dy ministra të saj.
Janë ndërruar edhe disa ministra të koaliaiconit, pos atyre të AAK-së.
Taksën qeveria e ka vendosur në nëntor 2018, dhe më nuk e ka hequr që ka çuar në përplasje të forta me Mogherinin, por edhe me SHBA-në.
Për temën e korrigjimit të kufijve ka disa muaj që nuk ka komunikuar me Presidentin Thaçi, e së fundi është përplasur edhe me partnerët Veseli e Limaj.
Pas kthimit nga Haga, synon të prijë partinë e vet në një palë zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.