Nga data 08 shkurt deri më 17 qershor në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 19.749 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive kanë rezultuar gjithsej 1.833 raste.
Janë shënuar 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Pas shtimit të rastave me koronavirus në Kosovë ditëve të fundit, IKSHPK iu ka bërë apel qytetarëve që t`i përmbahen të gjitha rekomandimeve të këtij instituti, të mbahet distanca fizike për së paku 2 metra dhe të aplikohen masat e nevojshme higjienike.
Në nivel global, nga 31 dhjetori i vitit të kaluar deri më 17 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.322.856 raste të COVID-19 dhe 447.723 raste të vdekjes.