Qeveria e re e Serbisë përballet me tri çështje kyçe – normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, reformat dhe harmonizimin e politikës së jashtme me BE-në.
Kështu tha për Kosovo Online, Vladimir Bilçik, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë.
I pyetur se çfarë pret nga Qeveria e re e Serbisë, e cila do të formohet pas zgjedhjeve, Bilçik tha se janë tre gjëra që janë theksuar deri më tani.
“Gjëja e parë është një përkushtim i sinqertë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. E di që deri më tani është bërë shumë punë konstruktive pavarësisht tensioneve”, shtoi ai.
Bilçik gjithashtu u shpreh i kënaqur që një numër i madh i serbëve nga Kosova siç theksoi ai votuan në zgjedhjet që u mbajtën më 17 dhjetor në Serbi.