Rinovimi i kontratës së gjermanit Toni Kroos deri në vitin 2022 te Real Madrid është lajmi i javës në Gjermani. Kjo, jo për ngjarjen, sa për termat financiare të përcaktuara.
Kampioni i botës do të paguhet 20 milionë euro në sezon (me taksa), një shifër e jashtëzakonshme! Gjithsej, në gjashtë sezonet e tij si madrilen, ish-ylli i Bayern München-it do të përfitojë 120 milionë euro.
Kështu, për të kuptuar se sa vlerësohen futbollistët gjermanë nga klubet ku luajnë, gazeta “Bild” ka bërë një renditje të pagave të tyre vjetore.
Natyrisht, i pari në listë është Kroos dhe madje të tjerët as që i afrohen atij. Toni Kroos (m), Manuel Neuer dhe Thomas Müller (d) gjithsej paguhen 50 milionë euro në vit në vendin e dytë renditen dy lojtarë të Bayern-it, me pagë të njëjtë, 15 milionë euro. Ata janë Thomas Müller dhe Manuel Neuer.
E pritshme: pagat më të larta në Gjermani lokalizohen në Mynih, por dy vendet më poshtë i përkasin Manchester-it, aty ku luajnë Bastian Schweinsteiger dhe Ilkay Gündogan. I pari paguhet 14 milionë euro në vit te Man. United, i dyti 13 milionë euro në vit te Man. City.
Rikthehemi në Mynih: në vendin e pestë renditen mbrojtësit Jerome Boateng dhe Mats Hummels (secili me pagë 12 milionë euro/vit), ndjekur nga Philipp Lahm me 1 milionë euro më pak.
Vendin e nëntë e zë Mesut Özil tek Arsenali (10.4 milionë euro/vit), teksa 10-shen e parë e mbyll Mario Götze te Borussia Dortmund (9 milionë euro/vit). Mario Götze paguhej rreth 12 mln euro/vit te Bayern.
Në Dortmund ai paguhet 3 mln euro/vit më pak
Ja lista:
1. Toni Kroos (Real Madrid) – 20 milionë euro
2. Thomas Müller (Bayern München) – 15 milionë euro
3. Manuel Neuer (Bayern München) – 15 milionë euro
4. Bastian Schweinsteiger (Man. United) – 14 milionë euro
5. Ilkay Gündogan (Manchester City) – 13 milionë euro
6. Jerome Boateng (Bayern München) – 12 milionë euro
7. Mats Hummels (Bayern München) – 12 milionë euro
8. Philipp Lahm (Bayern München) – 11 milionë euro
9. Mesut Özil (Arsenal) – 10.4 milionë euro
10. Mario Götze (Borussia Dortmund) – 9 milionë euro