Ish-kryeministri i Suedisë, njëherësh njohës i mirë i çështjeve politike në Kosovë dhe rajon, Carl Bildt, ka rekomanduar shtim të ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe në Bosnjë.
Këtë kërkesë, Bildt e ka bazuar në deklarimet e fundit nga presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Thaçi e Vuçiq, për korrigjim kufijsh e shkëmbim territoresh mes dy vendeve, deklarim i cili ka hasur në mbështetje nga pothuajse e tërë BE-ja, përveç Gjermanisë, dhe nga ShBA-ja.
“Rekomandimi im për NATO-n dhe BE-në është që të nisin shtrimin e ushtarëve në Kosovë dhe Bosnje pas parasysh paqëndrueshmërinë që ky diskutim mund të shkaktojë”, ka shkruar Bildt në Twitter.
My recommendation to Nato and EU is to start increasing troop strength in Kosovo and Bosnia in view of the instability this discussion will cause. https://t.co/KvUuP8EqiS
— Carl Bildt (@carlbildt) October 3, 2018
Ai ka shpërndarë një artikull të botuar ditë më parë në “Qendrën për Reformë Evropiane” (cer.eu), artikull i cili pyet nëse ndryshimi i kufijve në Ballkan do të sjellë paqe apo do të hap kutinë e Pandorës.
Ditë më parë, mediumi kredibil amerikan, “Wall Street Journal” publikoi një artikull në të cilin fliste për një memorandum të hartuar nga liderë të BE-së dhe nga ShBA-ja që mbështet idenë e korrigjimit të kufijve, por që në të nuk ishte e përfshirë Gjermania, kancelarja e të cilit vend ka dalë haptas kundër kësaj ideje.
Edhe në Bosnje e Hercegovinë, situata politike është e paqëndrueshme si pasojë e Republikës Serbe, e cila sfidon vazhdimisht shtetin boshnjak.