Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po afrohet, derisa organizatorët kanë hedhur në treg biletat.
Kapaciteti i stadiumit në Cyrih është 26 mijë ulëse, derisa biletat janë nga 40 franga që janë prapa portës, për tifozët e Kosovës dhe të Shqipërisë, duke vazhduar me 55 franga në kategorinë e dytë dhe 75 franga në kategorinë e tretë. Biletat më të shtrenjta janë ato VIP, apo 300 franga, ku përfshihen edhe darka, pije freskuese, verë, birrë e kafe, shkruan albinfo.ch.
Dyert e stadiumit do të hapen në orën 18:30, derisa ndeshja fillon në ora 20:00. Ndeshja zhvillohet më 29 maj.
Kjo do të jetë hera e parë që Kosova dhe Shqipëria luajnë në Zvicër. Bernard Challandes, rikthehet në stadiumin ku më parë kishte drejtuar Zurichun.
Linku i biletave: https://www.starticket.ch/de/tickets/fussball-landerspiel-kosovo-vs-albanien-20180529-2000-letzigrund-zurich
Për këtë ndeshjes eny Credit dhuron 500 bileta falas.
Për të përfituar nga kjo ofertë, ja linku: https://www.enycredit.ch/de/osamire/