Artistët e ndryshëm në mbarë botën kanë fansa të shumtë, që bëjnë gjithçka për t’i parë idhujt e tyre.
Kjo nganjëherë edhe di të eskalojë, pasi për shkak të dëshirës për ti takuar ata, fansat kthejnë dëshirën në kërcënim.
Me një gjë të tillë është ballafaquar edhe këngëtarja e njohur Billie Eilish, e cila ka denoncuar një person, pasi ai e vizitonte në mënyrë të vazhdueshme të shtëpi.
Prenell Rousseau, i cili jeton në Long Island të New York, është parë në shtatë herë në rezidencën e këngëtares me katër dhe pesë maj, shkruan The Guardian.
Sipas burimeve, ai kishte tentuar që të kontaktojë me Eilish përmes prindërve të saj, duke qëndruar 91 metra larg tyre.
Pasi e denoncoi rastin në polici, Billie kishte thënë: Teksa prisnim sigurimin, Rousseau mbeti brenda oborrit, dhe u ul për të lexuar një libër, derisa edhe zhvillonte një monolog. Babai im i kërkoi atij të largohej, por ai refuzoi”.
Rosseau pas të gjithë këtyre deklaratave është arrestuar, për futje pa leje në pronën e këngëtares.
Ndërkaq, Billie është bërë njëra nga artistet më me famë në SHBA, ku edhe arriti top listat përmes albumit “When We All Fall Asleep, Where Do We Go”, në vitin 2019.