Binjakët Joaquin dhe Aitana de Jesus Ontiveros pritej të lindnin më 27 janar të vitit 2018.
Megjithatë, nëna e tyre shkoi në lindje të parakohshme në natën e Vitit të Ri, dhe bebet lindën në ditë, muaj dhe vite të ndryshme.
Ata lindën shëndosh e mirë në Qendrën Mjekësore Rajonale Delano në Kaliforni të SHBA-ve.
Dy binjakët, ndonëse ndajnë gjithçka së bashku, nga gjenet e deri te ushqimi, ata nuk do ta kenë ditëlindjen e njëjtë, e as vitin e njëjtë të lindjes.