Këto binjake po mahnitin internetin me pamjen e tyre unike

Prishtinë | 07 Mar 2024 | 12:00 | Nga

Gjërat nuk ka nevojë të jenë shumëngjyrëshe që të mbahen në mend. Kjo është dëshmuar përsëri nga një palë binjakë albinë, të cilët janë gati ta ndryshojnë botën e modës shumë shpejt.
Sot do të keni shansin të mësoni për Lara-në dhe Mara-në. Binjaket janë në fokus të një foto-projekti të quajtur ‘Lulet e Rralla’, në të cilin fotografi Vincius Terranova tregon bukurinë e binjakeve unike.

Shanset që një fëmijë të lindë me albinizëm janë 1 në 17,000. Kështu që është pothuajse e pamundur që të imagjinohet se sa pak gjasa ka që dikush të lindë binjakë albinë, transmeton Gazeta Express.

Me pamjen e tyre unike, nuk është çudi që këto vajza 11 vjeçe nga Brazili kanë kapur vëmendjen e fotografëve të famshëm. Binjaket tashmë ia kanë dalë që të bëhen modele për brende të ndryshme dhe revista të modës.

Lara dhe Mara kanë gjithashtu një tjetër motër, Sheila, e cila nuk ka albinizëm. Sheila duket si motrat e saj, përveç ngjyrës së lëkurës.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme