Binjaket i mbijetojnë operacionit të ndarjes

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 15:10 | Nga

Dy binjake nga Gaza, të cilat kishin lindur të ngjitura me njëra tjetrën, i kanë mbijetuar operacionit për t’i ndarë trupat e tyre.

Farah dhe Haneni, iu nënshtruan një operacioni në një spital për fëmijë në Rijad të Arabisë Saudite, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Vajzat kishin të ndara mushkëritë dhe zemrat por se ndanin vetëm një këmbë.

Operacioni i tyre ka përfunduar me shumë sukses, ndërsa binjaket tani janë pranë familjarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme