Institucionet e Kosovës vazhdojnë të kenë limite të theksuara në hetim dhe dokumentimin e së kaluarës, kështu u tha të mërkurën në prezantimin e raportit “Tjetri që nuk ekziston”, i publikuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN Kosova, raporton Ekonomia Online.
Qëllimi i këtij hulumtimi ka të bëjë me identifikimin e informacioneve për ngjarjet e konfliktit, të paraqitura në monumente, dokumente zyrtare dhe diskursin publik të ndërtuar nga institucionet, politikanët dhe mediat gjatë vitit 2023-2024.
Gazetari, njëherësh edhe autori i raportit, Kreshnik Gashi, ka thënë se në këtë raport ka gjetje të shumta sa i përket, mungesës së të dhënave të punës së institucioneve në raport me përmbajtjen e publikuar.
Sipas tij, institucionet nuk e kanë asnjë informacion për krimet e luftës në Kosovës e po ashtu nuk ka arkiv për proceset e krimeve të luftës.
“Secili informacion që e kemi grumbulluar e kemi validu me pyetje drejtuar institucioneve. Kemi realizu edhe vizita direkt në mënyrë së si janë dizajnu monumentet”.
“Institucionet nuk e kanë asnjë informacion për krimet e luftës në Kosovës. Nuk ka arkiv për proceset e krimeve të luftës, nuk ka historik nuk ka arkiv të mjaftueshme. Kemi shumë pak kërkime nga UP-ja, memorialët apo vendet ku shënohen emrat për viktimat. Në vend janë vetëm disa memoriale, ndërsa në komuna kemi diskriminim të njërës dhe tjetrës, nuk ka një standard për me është sfidues fakti se raportimi në media është monoetnik dhe i paplote, një nga gjetjet në raportin e mediave është se në shumicën e raportimeve nuk përmenden gjetjet që Tribunali i Hagës i ka konstatuar krimet e luftës”, ka thënë Gashi.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës e ka në përgjegjësi që të dokumentojë këto krime, duke shtuar se është e rëndësishme të kemi të dhëna të sakte për krimet që kanë ndodhur.
“Do analizojmë rekomandimet e palosura. Kosova nuk ka pasur asnjëherë një dokumentim institucional sa i përket luftës në Kosovë, as të gjenocidit, si pasojë sot kur flasim për krimet e luftës për viktimat ka raporte që flasin për viktima por nuk ka shifra. Është e rëndësishme të kemi të dhëna të sakte për krimet që kanë ndodh, ne e kemi themeluar me ligj, institutin qe do të ketë në përgjegjësi qe të dokumentojë krimet qe kane ndodhur gjatë luftës. Kjo pastaj do na jap një pasqyrë për këto krime”, ka thënë Haxhiu.
Besim Kelmendi, Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka thënë se presin nga UNMIK-u që të ua ofrojë dosjet.
“Është bërë sistemi i rasteve tani kemi një situatë të qartë të evidentimit por që nuk është publik për shkak siç e sheh kodit të procedurës penale. Presim nga UNMIK-u që të na ofrojë dosjet të gjitha materialet qe ka për krimet e luftës sepse janë të domosdoshme për evidentimin e krimeve të luftës, pa këtë do e kemi shumë problem evidentimin e tyre. Ne i ndajmë informatat mirëpo çështja mbetet te policia dhe prokuroria”, ka thënë Kelmendi.
Ndërsa, gazetari Kreshnik Gashi, ka thënë se duhet patur një transparencë për publikun dhe të publikohen materialet.
“Publiku kërkon transparencë, kërkesa jonë është që materialet të publikohen cilat prova i ka përdorë prokuroria. Kërkojmë publikimin e të gjithë arkives, UNMIKU-t, EULEX-i, sepse publiku i Kosovës ka të drejtë të i ketë këto materiale dhe të kuptojë se çka ka ndodhur”, ka thënë Gashi.
Synimet e hulumtimit kanë qenë disa kuptime si platforma publike online që paraqesin narrativen e solidaritetit, përmbajtjen në platforma publike online që respektojnë parimet e ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale. Po ashtu, ka edhe monumente të kujtesës dhe memorializimit si dhe mbishkrimet përkujtimore qe paraqesin historinë e plotë të ngjarjes dhe nëse institucionet publike kanë financuar apo mbështetur nisma që promovojnë drejtësinë tranzicionale.
Për të zhvilluar një hulumtim sa më gjithëpërfshirës, BIRN Kosova ka përcaktuar edhe mostrat e matjes, ku janë përfshirë, autoritetet e Kosovës, Presidenca e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Instituti i Drejtësisë, Prokuroria e Shtetit.