Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me Dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.
Tëmë diskutimi në këtë komision ishte dialogu me Serbinë si dhe ecuria e këtij dialogu.
Ai tha se kanë marrë ftesë nga ministria shqiptare Mimi Kodheli.“Kemi ftesë nga ministrja e punëve të jashtme e Shqipërisë, Mimi Kodheli. Kuvendit i është proceduar ligji për sanksione të shenjëstruara. Të martën mund ta caktojmë mbledhjen e radhës”.
Zëvendëskryemisntri, Besnik Bislimi foli edhe për ecurinë e dialogut. “Dy tema që kam pasur angazhim çështja e targave, dje energjisë. Në duhet të fokusohemi në marrëveshjen gjithëpërfshirëse. Marrëveshja e targave ka pasur skadencë dhe energjia nuk kemi arritur ta fusim në sistem faturimin për energji. E para me afat skadencë dhe e dyta me kosto shumë të madhe”. “Në dialog mund të arrihen dakordime që kanë të bëjnë me qytetarë. Te targat kemi krijuar grup punues që brenda 6 muajve të gjejnë zgjidhje. Në takimin në Bruksel që palës serbe t’u ofrohet edhe 6 muaj shtesë sepse e kanë të pamundur të jenë në dialog. Ne kjo na është dukur joserioze. Tash dakordimi është që të përgatisim planin B për çështjen e targave dhe do të ketë 30 ditë afat dhe nuk ka marrëveshje me palën serbe. Ne kemi udhërrëfyes për rrymën sa i përket çështjes së veriut dhe nuk kisha dashur të flas për detajet e marrëveshjes. Përfundimisht çështja e veriut të futet ne faturim të energjisë”, tha Bislimi.
“Ka disa muaj që kemi bërë kërkese të BE për marrëveshjen. Është dokument që shpjegon frymën pas marrëveshjes së ateriks. Kemi diskutuar çështjen e pagjeturve dhe kemi punuar me Lajçak që të rrisim intensitetin për gjetjen e personave të pagjetur”, tha tutje ai.
Tutje Bislimi shtoi se pala serbe ka ngritur tema shtesë. “Pala serbe ka ngritur tema shtesë, çështjen e personave të zhvendosur. Ne kemi qartësuar që është marrëveshja gjithëpërfshirëse. Tek targat nuk kemi marrëveshje. Bisedimet kanë dështuar për shkak të mos vullnetit nga pala serbe. Nuk e shoh me shumë optimizëm nga ana e Serbisë që të jenë konstruktiv. Arritja e marrëveshjes finale është shumë me rëndësi dhe dialogu po pengohet nga serbët. Arritja e marrëveshjes po shihet edhe nga vendet anëtare”, tha ai.
“Ne kemi partnerë BE dhe tema e vetme është marrëveshja gjithëpërfshirëse. Nuk ka tema tjera me interes. Vizita në mbretërinë ka qenë që të përfitojmë nga eksperiencat e tyre dhe fryma në arritjen e disa marrëveshje”, tha ai.
Bislimi tutje foli për angazhimet rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës.“Bisedimet kanë qenë për tri angazhime anëtarësimi në Këshillin e Evropës, avancimi drejt NATOS dhe statusin e kandidatit. Edhe për mbretërinë është me rëndësi sa më shpejt të arrihet marrëveshja. Unë nuk e di çfarë kriteri përdorni por është hera e 12 që raportojë në kuvend. Ideale do të ishte ka kishim vite më herët por nuk kanë përfunduar”, raporton EO.
“Ne jemi në harmoni për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Me 23 qershor mbahet mbledhja e radhës nga këshilli i ministrave ku do të vendoset se kur do të diskutohet. Po punojmë me secilin shtet që liberalizimi i vizave të jetësohet sa më shpejt. Ne jemi duke i bërë detyrat e shtëpisë. Në çdo takim ka vlerësim të madh të Kosovës. Ka një vetëdijesim brenda Brukselit. Nga qershori kemi pasur zero propozime nga pala serbe”.
Kryetari i komisionit, Haki Abazi e pyeti zëvendëskryeministrin nëse ka pasur çështje tjera që janë diskutuar në Bruksel. “Në njërën e kemi Serbinë së nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. E kemi Kosovën që iu ka qasur dialogut. Pse po vazhdojmë që Kosova është pala që po kritikohet”, u përgjigj Bislimi.
Deputetja e PDK, Ariana Musliu-Shoshi, pyeti se kur do të këtë marrëveshje finale, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave. “Kemi deklaruar se jemi konstruktiv si PDK. Cilat janë temat me prioritet në dialog, cilat janë ekspert ne grupin tuaj, ke pasur vizita në mbretërinë e bashkuar, qëndrimi i mbretërisë sa i përket dialogut, po sa ai përket aplikimit në këshill të Evropës. Është hera e dytë në këtë komision që raportoni. Kur mendoni se do të ndodhë marrëveshja finale. Është shumë e rëndësishme të kemi një marrëveshja finale. A mund të ndodhe liberalizmi i vizave”.