Anëtari i kryesisë së PDK-së, Donjet Bislimi ka uruar festën e 28 Nëntorit.
Bislimi ka thënë se Hasan Prishtinës është shembulli më i mirë i kontributit për atdhe në të gjitha dimensionet.
“Figura e Hasan Prishtinës është shembulli më i mirë i kontributit për atdhe në të gjitha dimensionet: atdhetar, humanitar e njerëzor! Hasan Prishtina për ne është pararendës i asaj që sot gëzojmë, liderët tanë u motivuan nga ai dhe ne motivohemi nga liderët tanë” ka shkruar ai në Facebook.