Donjet Bislimi vullnetar në “luftën” kundër Coronavirusit

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Kosovë deri më tani janë shënuar 71 raste me Coronavirus, njëri nga ta ka vdekur, por krahas këtyre 71 personave që tashmë janë konfirmuar si të prekur me Covid-19, ka të atillë të cilët janë duke ia dalur shumë mirë me gjithë procesin e rikuperimit shëndetësor dhe janë duke u shëruar nga Coronavirusi.

Meritat kryesore për këtë fakt shkojnë për ekipen mjekësore të Klinikes Infektive, të cilët qysh nga dita e parë kanë qenë të gatshëm të ushtrojnë detyrn e tyre në mënyre të përsosur.

Përpos ekipes mjekësore të kësaj klinike, ka pasur edhe mjek t cilët u janë bashkuar në mënyrë vullnetare për të ju dalur në ndihmë pacientëve të prekur me COVID-19.

Njëri ndër këta mjek është Dr.Donjet Bislimi, poashtu edhe zyrtare i PDK-se i cili ju është bashkuar kësaj ekipe.

Bislimi në rrjetin e tij facebook, ka shprëndar edhe një selfie ku shihen shenjat në fytyr me masat mbrojtës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme