Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova dhe Serbia janë afër finalizimit të marrëveshjes për çështjen e energjisë ne veri të Kosovës.
Ai gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme ka thënë Kosova është rrugë të mirë që veriu të futet në sistem normal të furnizimit me energji.
“Ne kemi prezantuar një udhërrëfyës sesi duhet të vijmë deri te normalizimi i situatës me furnizim në veri. Për këtë janë paraparë 105 ditë dhe jemi afër finalizimit të kësaj marrëveshje”, ka thënë Bislimi.
Ai nuk ka shpalosur detaje tjera lidhur me marrëveshjen.“Kisha dashtë që mos me fol për detajet e marrëveshjes që të mos rrezikohet asgjë në moment të fundit, por jemi në rrugë të mirë që më në fund veriu i Kosovës të futet në sistem normal të furnizimit, faturimit dhe pagesave të faturave të energjisë”, ka thënë ai.