Bislimi: Masat ia kanë vlejtë sepse situata në veri është si nata me ditë

Prishtinë | 19 Qer 2024 | 11:10 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi ka thënë se ia ka vlejtë masat e vendosura nga Bashkimi Evropian, pasi situata në veri është si “nata me ditë”, raporton Ekonomia Online.

Bislimi duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, ka thënë se vendosja e masave është e padrejtë, ndërsa përmend edhe ikjen e kryekriminelit serb, Milan Radojiçiq.

“Shtrirja e sovranitetit në veri është si nata me ditë para tri viteve. Tash flasim për energji atje, sistem të pagesave, targa RKS. Pra ka qenë ose shtrirje e sovranitetit në veri ose lëshim pe. Prandaj besoj se insistimi i qeverisë ia ka vlejtur pavarësisht vendosjes së masave”, u shpreh Bislimi, teksa ka përmendur edhe ikjen e të rinjve nga Kosova. Ka thënë se nuk duhet të ketë panik përderisa ka liberalizim të vizave.

“Është kot me ngrit panik se ka migrim përderisa e kemi liberalizimin e vizave. Bizneset e kanë profil dyfishin se para dy viteve, Kosova sot ka të ardhura më shumë se para dy viteve”, u shpreh Bislimi.

“E kanë pezulluar votimin për Kosovën, 91 milionë, prej të cilave 25 milionë janë të qeverisë totali 67.2 milionë euro. Tek masat ato kurrë nuk e kanë prezantuar Kosovën mbi bazën ligjore nuk kemi marrë arsye të vendosjes së tyre, ka pas dilema të hiqen menjëherë, ne fillim të prillit ka qenë e paraparë të hiqen disa, pastaj pas zgjedhjeve, nuk do duhej të kishte asnjë vend anëtarë që ka kundërshti”, tha Bislimi.

Të ngjashme