Ministri i Financave, Besnik Bislimi, i është kundërpërgjigjur PSD-së që thanë se çmimi Nobel tanimë duhet të mbajë emrin e tij pas deklaratës së tij për ulje të papunësisë.
Ai ia ktheu me po të njëjtën ironi.
Postimi i plotë:
“I nderuar edhe nga ky makro aksion i një mikro partie. Mendoj që PSD-së i bëhet padrejtësi e madhe duke ia zhvlerësuar aksionin. Për një parti të përmasave të PSD-së ky aksion kërkon angazhim maksimal dhe shtjerrje resursesh të kufizuara e veçanërisht në këtë periudhë pandemie. Andaj, edhe nëse partia është simbolike, aksioni i tyre nuk mund të quhet i tillë.
“Nëse PSD vendos që pjesëmarrësit në aksion t’i pajisë me kontrata njëvjeçare, mund të bëhen pjesë e masës 14 dhe të kontribuojnë edhe më tej në uljen e papunësisë”.