Bislimi merr pjesë në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë për 112-vjetorin e pavarësisë

| 08 Dhj 2024 | 14:59 | Nga

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington D.C., Ilir Dugolli, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë me rastin e 112-vjetorit të pavarësisë dhe 80-vjetorit të çlirimit të Republikës së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë ngjarjes, zëvendëskryeministri pati kënaqësinë të takojë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof, ambasadorë, diplomatë dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme