Bislimi mirëpret ambasadorin e ri austriak, diskutojnë për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka mirëpritur sot Ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.

Ai i uroi mirëseardhje ambasadorit Schnetzer.

Sipas një komunikate, Bislimi theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona dhe falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi bashkëpunimin e frytshëm me ish-ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger e kontributin e tij, dhe i ofroi ambasadorit të ri George Schnetzer bashkëpunim të afërt në thellim të mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë”, thuhet në komunikatë.

“Mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se vendi ynë është i përgatitur institucionalisht dhe i gatshëm për hapa të rëndësishëm tutje drejt integrimit në BE, ku Republika e Kosovës e mirëpret planin e ri për zgjerim, përfshirë parimin që procesi duhet të jetë i bazuar në meritokraci”.

Të ngjashme