Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se për asociacionin nuk negociojnë dhe se janë pajtuar me palën ndërkombëtare që nuk mund të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive.
Bislimi ka vlerësuar se Kosova ka bërë një koncesion. Ai tha se nëse do të kishte normalizim të plotë do të ishte e mirë për të gjithë.
“Nuk ka normalizim të plotë pa njohje reciproke, për ne do t kishte qenë zgjidhja optimale që normalizimi të ndodh sa më shpejt me që edhe qytetarët e Kosovës edhe qytetarët e rajonit, por edhe vet Bashkimi Evropian do të ishin përfituesit final të një normalizimi të raporteve Kosovë-Serbi. Fatkeqësisht është vetëm një pale e cila mendon se duke e mbajtur ende tensionet dhe jo normalizimin mund të përfitojë, kjo është Serbia”, tha Bislimi.
Bislimi: Nuk harrohet e kaluara, por do të adresohet ajo
Për nenet, që kanë qenë temë debati ditët e fundit, Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, vlerësoi se nuk do të harrohet e kaluara, por do të adresohet, pra do të merremi me pasojat, si dhe vetë ideje për harresë është paradoksale dhe absurde.
“Ky nuk është plani që ka synuar Kosova”
Zëvendëskryeministri Bislimi ka folur edhe për atë se ai është ky plan që ka synuar Republika e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.
“Jo ky nuk është plani që ka synuar Kosova e as bashkësia ndërkombëtare, në qoftë se shikoni qartë mandatin e zotit.Lajçak, mandati i tij konsiston në arritjen e një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme e cila do të ketë në qendër njohjen reciproke. Zhvillimet e fundit e fundit në fushën e sigurisë në Evropës e në Ukrainë në e veçanti, kanë ndryshuar realitetin, ku edhe pastaj BE ka ardhur në përfundim që për momentin është e pamundur që të ushtrohet presion i mjaftueshëm mbi palën serbe që të jetë konstruktive në dialog”, deklaroi ai.
Sipas Bislimit, Serbia nuk ishte e gatshme të nënshkruajë propozimin
Zëvendëskryeministri i Kosovës për integrim evropian tha se takimi i 27 shkurtit ka pasur dy qëllime dhe se Kosova ka qenë konstruktive në dialog.
“Qëllimi i parë ka qenë që të përmbyllet diskutimi për propozimin evropian, në mbështetje nga vendet kryesore të Quint-it dhe qëllimi i dytë ka qenë që pastaj të diskutohet mbi elementet dhe parimet mbi të cilat do të ndërtohet teksti-aneksi i Marrëveshjes ku do të detaizohen mënyra sesi këto 11 Nene, e që në fakt janë 10 , pasi që njëri i referohet ekzistencës së Aneksit, do të implementoheshin nga palët”, tha ai në RTK Prime.
Duke shtuar se qëllimi i palës kosovare ka qenë që jo vetëm të dakordohet për propozimin në fjalë, mirëpo edhe që ky dakordim të fuqizohet përmes nënshkrimit nga të dy palët. “Fatkeqësisht ka munguar gatishmëria nga pala e Serbisë, që kjo të finalizohet më nënshkrim për dokumentin e propozuar”, tha ai. Sipas tij me nënshkrimin e atij dokumenti krijohet një bazë e mirë për fokusimin e plotë të palëve për dizajnimin e dokumentit.