Bislimi pas takimit me misionin e FMN-së: Rritja ekonomike vazhdon të jetë më e larta në rajon, do t’i shtojmë vendet e punës

Prishtinë | 19 Mar 2025 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, pas takimi me misionin e Fondi Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, lavdëroi ecuritë ekonomike në vend.

“Konsistenca e Kosovës në ecurinë ekonomike në vitet e fundit është vërejtur edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Rritja ekonomike vazhdon të jetë më e larta e regjistruar në rajon, duke vazhduar rritjen e vendeve të punës dhe produktivitetit. Falënderova misionin e FMN-së në Kosovë për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre”, shkroi në X zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Të ngjashme