Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka raportuar para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme, raporton Ekonomia Online.
Raportimi është përciellë me tensione ndërmjet anëtarëve të Komisionit dhe Bislimit.
Ai deputetëve ua ka prezantuar dosjen nga emisari i Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak dhe atë që e kanë trashëguar nga qeveritë e kaluara.
Bislimi shtoi se ka thënë se nuk e kanë marrë dosjen e plotë për dialogun me Serbinë nga ish-kryeministri Avdullah Hoti.
Ai ka thënë se në dosjen e trashëguar nuk ka asgjë substanciale, por vetëm tregojnë për mbajtjen e takimeve.
Bislimi, ka treguar se kanë kërkuar edhe në katet e tjera të Qeverisë nëse janë fshehur dokumente të tilla.
“Çfarë interesi kam interes me thënë s’kam informata për dialogun”.
“Ne kemi dërgu edhe asistenten edhe shefen e kabinetit të kryeministrit , kemi kërkuar në cep të katit dyte dhe të tretë mos rastësisht u fsheh ndonjë dosje”.
Bislimi ka treguar se është takuar me Veton Surroin, Blerim Shalën dhe Skënder Hysenin.
Megjithatë, Besnik Bislimi thotë se takimin me të e ka refuzuar Edita Tahiri.
“Hapi i parë që kemi marrë ka qenë grumbullimi i informacioneve, kam pas dokumente sporadike. Kam taku ish-negociatorët. Kam takuar z.Surroi, z.Shala po edhe z.Hyseni, kam provuar që të takojë edhe Edita Tahirin po ajo ka refuzuar që të takohet me arsyetimin se çështja është e ndjeshme. Z.Hyseni na ka thanë se është përgatitë një dosje komplete, që iu është dorëzuar qeverisë së re, por, kjo dosje nuk ka ekzistuar”.
Deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi ka thënë se ftesë për raportim është dashur t’i dërgohet edhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Shoshi ka thënë se PDK nuk ka pranuar as një raport nga Qeveria për çështjen e dialogut.
Kurse kryetari i Komisionit, Haki Abazi ka thënë se Gërvalla do të ftohet një ditë tjetër.
Bislimi tha se dialogu nuk do të rifillojë para pjesës së dytë të qershorit.
“Nuk do këtë takime edhe bisedime para pjesës së dytë të qershorit”.